Translations

Albanian

 

Mirësevini tek Këshilli i Barking-ut dhe Dagenham-it

 

Këshilli i shërben një popullsie me mbi 164,000 njerëz. Këshilli i Komunës së Londrës të Barking-ut dhe Dagenham-it gjendet në lindje të Londrës, në bregun verior të lumit Thames, dhe brenda Autostradës Orbitale të Londrës M25.

 

Këshillat fqinjë të Komunës së Londrës janë Newham, në Perëndim, Redbridge, në Veri dhe Havering, në Lindje.

 

Këshilli i Barking-ut dhe Dagenham-it drejton shërbimet që përfshijnë arsimin, strehimin social, shërbimet e ambjentit lokal, shërbimet sociale, planet e ndërtimit dhe ndihmat e strehimit.

 

Këshilli punon gjithashtu me një numër organizatash lokale dhe kombëtare për të luftuar çështjet siç janë krimi, varfëria, diskriminimi dhe përfshirja sociale.

 

Gjatë 20 viteve të fundit Barking-u dhe Dagenham-i kanë kaluar përmes disa ndryshimeve radikale shumë të fuqishme. Eshtë bërë më e ndryshme: numri i njerzve nga minoritetet etnike është në ngritje nga 16% në 25%.

 

Komunitete të reja janë krijuar përkrah komuniteteve ekzistuese dhe tani kemi nga 3,500 deri 5,000 njerëz që kërkojnë strehim ose azil për të jetuar në Komunë. Gjithashtu, ekziston një stabilitet ku dy të tretat e komunitetit kanë jetuar këtu për më shumë se 20 vjet. Gjeneratat janë të përfaqësuara mirë me një rritje në numrin e të rinjve të balancuar nga një popullatë më e moshuar ku çereku i banorëve është mbi 50 vjeç. Gjithashtu, vitet e fundit ka pasur përmirësime të mëdha në ndjekjen e arsimit shkollor në komunë.

 

Pyesni një shok/shoqe për ndihmë

Këshilli i Barking-ut dhe Dagenham-it është i dedikuar për të siguruar shërbime përkthimi për banorët e tij që nuk mund të flasin ose shkruajnë Anglisht. Megjithatë, ne rekomandojmë që të mundoheni të gjeni një shok/shoqe apo të afërm që mund të flasë ose shkruajë Anglisht për t'ju ndihmuar fillimisht me kërkesën tuaj. Kjo na ndihmon si ne ashtu edhe ju për të zgjidhur nevojat tuaja më efektivisht.

 

Ne mund të përkthejmë informacione

Këshilli i Barking-ut dhe Dagenham-it mund të përkthejë shumicën e dokumenteve publike në një numër gjuhësh nëse kërkohet. Ne gjithashtu do të sigurojmë versione me shkronja të mëdha ose kaseta video për banorët me paaftësitë e të shikuarit.

 

Për më shumë informacione ju lutemi kontakojeni Ekipin tonë të Barazisë dhe Diversitetit (Equalities and Diversity Team):

 

Group Manager - Equalities and Diversity

Civic Centre

Rainham Road North

Dagenham

RM10 7BN

 

Tel: 020 8227 2105

Fax: 020 8227 2206

Textphone: 020 8227 2685

Email: james.oaten@lbbd.gov.uk|

 

English Translation|

Contact

James Oaten

Group Manager - Equalities and Diversity

Civic Centre

Rainham Road North

Dagenham

RM10 7BN

 

Tel: 020 8227 2105

Fax: 020 8227 2206

Textphone: 020 8227 2685

Email: james.oaten@lbbd.gov.uk|

 

Valid XHTML 1.0|

Home|

A to Z of Services|

Council Departments|

Key telephone numbers|

Search the site|

 

 

Advice, Benefits and Emergencies|

Business and Regeneration|

Community, People and Living|

Council and Democracy|

Education|

Environment|

Health|

Housing|

Jobs and Careers|

Leisure, Arts and Libraries|

Museums and Heritage|

News and Events|

Social Care|

Transport and Streets|

 

 

 

Frequently asked questions|

 

 

Accessibility|

Complain|

Consultations|

Contact us|

Data Protection|

Directgov|

Disclaimer|

Freedom of Information|

Help|

Privacy Statement|

Service Standards|

What's New|

 

 

© 2008 London Borough of Barking and Dagenham

Civic Centre

Rainham Road North, Dagenham, RM10 7BN

 

Telephone: 020 8215 3000

Fax: 020 8227 5184

Textphone: 020 8227 5755

Email: enquiries@lbbd.gov.uk|

 

Out of hours emergencies|

Telephone: 020 8594 8356

Fax: 020 8227 3470

 

Download Browsealoud to hear this website|

This website is speech enabled.

 

Report a page error|

Feedback on our website|